Rajoni

Caktohet data, kur do mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 15/06/20 |
el ida

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ranë dakord për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pas një takimi që kishte pasur me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konsensusi i arritur për datën e zgjedhjeve, ka evituar krizën politike që rrezikonte vendin.

“Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhej të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe, vendi ka funksionuar pa parlament, por me qeveri teknike e cila pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kishte të drejtën e miratimit të vendimeve me fuqi ligjore./Opinion.al

Pas