Aktualitet

Ish-kreu i KMSH akuza Fatmira Hajdarit: Dha vendim për grabitjen e pronës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 15/06/20 |
Al Do

Ish kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka akuzuar për një vendim të padrejtë gjyqtaren, Fatmira Hajdari, e cila sot u përball me vetingun.

Në një status në Facebook ai shkruan se në 2015, gjyqtarja Hajdari “ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore” Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Rasti është denoncuar edhe në vitin 2015. Atëherë kreu i komunitetit mysliman në një deklaratë akuzonte një individ me emrin Ali Pazari dhe biznesmenin Fatmir Xhaferi se me ndihmën e gjyqtares Hajdari kanë rrëmbyer një pronë të tyre.

“Pas shtetëzimit nga sistemi ateisto-komunist, akoma edhe pse ka kaluar një çerek shekulli liri e besimit, si dhe pas një kalvari gjyqesh dhe ndjekjesh të të gjitha formave, individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferi, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Institucioni ynë dënon fuqishëm këtë akt të paprecedent dhe ndërkohë ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur ligjorë për ndjekjen e kësaj çështjeje në instancat më të larta të drejtësisë, duke e ankimuar këtë vendim. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës së Lartë, që të vendosë drejtësi sa më shpejt lidhur me këtë pronë të shenjtë vakëf”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e 2015.

Në statusin e sotëm, Skënder Bruçaj shkruan se Fatmira Hajdari mund të kalojë vetingun e drejtësisë në këtë botë por se është i bindur se në botën e përtejme do të përballet me drejtësinë e Zotit.

“Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar.

Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çeshtja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset.

Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit.

Një këshillë për të gjithë anëtarët e sistemit gjyqësor; Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti.
Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.

O ju që besuat, vazhimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (pë të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)”, shkruaj Bruçaj. /Opinion.al

Pas