Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buka përditshme

2018/02/18 at 3:08 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Buka përditshme

Nga Edmond Tupja –


Me bukën e përditshme, me mënyrën se si ta fitojë atë ndershmërisht, merret shqiptari i ndershëm tek bën një punë të ndershme në këtë shtet ku pandershmëria është po aq e përditshme saqë, mjerisht, është ngritur në piedestal dhe, më keq akoma, në sistem. Pikërisht për bukën e përditshme, ndër shekuj, i është drejtuar denbabaden besimtari shqiptar Perëndisë me fjalët “Ati ynë që je në qiell, bukën e  përditshme falna sot!” sa herë që ulej me familjen për të ngrënë mëngjes, drekë e darkë. Ne, shqiptarët, jemi aq të lidhur me bukën, këtë ushqim ende thelbësor, saqë themi rëndom “të hash bukë” në kuptimin të ushqehesh duke ngrënë tri vakte në ditë (anipse sot ka plot njerëz që hanë jo rrallë vetëm një herë në ditë). Dikur, le të themi para dyzet vjetësh, në frëngjishte thuhej “gagner son pain à la sueur de son front”, pra, siç shprehemi edhe ne shqiptarët, “ta fitosh bukën e gojës me djersën e ballit”, kurse sot kjo shprehje, gjithmonë në frëngjishte, pra, ka pësuar një ndryshim të vogël ngaqë fjala “bukë” është zëvendësuar me fjalën “biftek”.

Gjithsesi, sot e kësaj dite, ne, shqiptarët, kur betohemi për diçka, themi natyrshëm “Për atë bukë!” ose “Pasha bukën!”, të paktën sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), por sot, në vartësi të ushqimit apo të pijes që kemi përpara, na qëllon të betohemi me formula të tilla të improvizuara si “Për këtë kafe!”, “Për këtë raki!”, “Për këtë sallam!”, “Për këtë krap!”, për “Këtë trangull!” apo “Për këtë rrush!”

Sidoqoftë, këto pesë-gjashtë vitet e fundit, sa herë që shkoj të blej bukën e përditshme në furrën pranë, vë re një dukuri të re, të dhimbshme sa s’bëhet më: buka e vjetër, sidomos e zeza, ajo e një dite më parë, e quajtur “e ndenjur” ose më vrazhdë “bajate”, blihet përherë e më shumë nga të varfrit sepse kushton rreth dy herë më pak. Blerësit janë jo vetëm fshatarë, të cilët dikur thoshin se e blinin për lopët, kurse sot heshtin kur i pyet, por edhe qytetarë, kryesisht pensionistë apo të papunë, të cilët nuk mbajnë lopë në shtëpi dhe që gjithashtu heshtin. Është një heshtje e dhimbshme, por, gjithsesi, dinjitoze: nuk është turp të jesh i varfër dhe i papunë në një shtet, që ka premtuar rilindje të shoqërisë shqiptare dhe hapje vendesh pune për të gjithë, por që premtimet i ka lënë t’i marrë era e harresës sepse, siç thotë populli ynë i urtë, i urtë sa më nuk bëhet, u ka marrë koka erë.

Mirëpo, populli ynë, i njëjti, ka megjithatë disa fjalë të urta që po marr mundimin e guximin t’ua kujtoj shtetarëve tanë kryelartë si, për shembull: “Mos i bjer bukës me këmbë (se do të hash veten me dhëmbë!)”; “Mos ha bukën e përmbys kupën (se u ngjall të tjerëve krupën!)”; “Buka që thyhet, s’ngjitet më (se populli një ditë notën e nofkën ta vë!”). Sigurisht, sa për dijeni të lexuesit tim të vëmendshëm e të ndjeshëm ndaj të ngjashmëve të tij, fjalitë midis kllapash janë plotësime nga mendja e dora ime, por jo thjesht për efekt rime.

Së fundi, dukurinë e lartpërmendur të bukës bajate me gjysmë çmimi, e kanë vënë re edhe miqtë e mi Aqif Qifa, Vangjel Lezeti e Françesk Armadhi, të cilët, kur mblidhen për të pirë ndonjë gotë të shoqëruar me ndonjë meze dhe papritmas shohin të shfaqet – oh, ç’lumturi! – në ekranin e televizionit fytyrën e Kryetarit të Kuvendit e Kryetarit të Këshillit të Ministrave apo të ndonjë Kryetari tjetër, qoftë ky i ndonjë rangu më të ulët, luten seriozisht duke u çuar në çast e duke thënë njëzëri, me dorë në zemër, jo më “Ati ynë që je në qiell, bukën e përditshme falna sot!”, por “Kryetari ynë që të kemi përmbi kokë, qejfin e përditshëm falna sot!”, ndërsa kur nuk janë bashkë, pra, kur ndodhen diku vetëm ose me njerëz të tjerë, betohen, sipas vendit, momentit e kuvendit dhe sipas mezeve që kanë përpara, duke deklaruar solemnisht dhe hijerëndë: “Për atë Kryetar!” ose “Pasha Kryetarin!”.

Etiketa: buka e perditshmeedmond tupja


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kërkesa me lot në sy e babait për të birin në emision: Hiq dorë nga alkooli dhe bixhozi

Kërkesa me lot në sy e babait për të birin në emision: Hiq dorë nga alkooli dhe bixhozi

Vëzhgim në Tiranë/ Si po shiten me shpejtësi apartamentet me lek në dorë

Rritja e çmimeve të apartamenteve dhe skema e pastrimit të parave me ndërtimet

Xhensila shtatzënë? Flet për herë të parë këngëtarja

Xhensila shtatzënë? Flet për herë të parë këngëtarja
















TE FUNDIT

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}