Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkesa me lot në sy e babait për të birin në emision: Hiq dorë nga alkooli dhe bixhozi

2018/02/18 at 3:12 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Kërkesa me lot në sy e babait për të birin në emision: Hiq dorë nga alkooli dhe bixhozi

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, ka sjellë në studio një baba të vuajtur, jeta e vështirë e të cilit i lexohet në portret. Kjo është historia e Halimit, babait i cili si çdo prind, nuk reshti kurrë së sakrifikuari për fëmijët e tij.


Në studio ai ka thirrur të birin, Flamurin, i cili është viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit. Pavarësisht këmbënguljeve të shumta të Halimit, Flamuri i ka mëshuar edhe më shumë veseve të tij, duke lënë pas dore gruan, fëmijët dhe babain i cili shpreson dhe këmbëngul që jeta e të birit të marrë një rrjedhë tjetër, duke ia bërë publikisht këtë kërkesë.

Halimi: Unë jam Halim Kapri nga Pogradeci, lindur dhe rritur atje. Historia ime është pak e trishtë. Si fillim në vitin ’93, ndërtova shtëpi në fshat, me duart e mia për qejfin tim, për të jetuar atje.

Ardit Gjebrea: Shkonte gjithçka mirë…

Halimi: Në vitin 2005, një fatkeqësi për mua, një rrëshqitje masive e tokës, një hektarë e gjysmë, brenda natës, u gjenda nja 10 metra poshtë me gjithë shtëpi brenda. Zgjohem në mëngjes, nuk i besoja vetes, nuk po i besoja syve. Gjatë natës nuk ndjeva asgjë kur rrëshqiti toka. U detyrova erdha në Durrës, u rritën kalamajtë, dy djemtë. Vetë isha në punë, kam punuar gjithë kohën në ndërtim. U shpërngula nga Pogradeci në Durrës me duar në xhepa, s’kisha asgjë me vete. Në 2010, martova djalin e parë, i tretë nga fëmijët, Flamur e quajnë.

Ardit Gjebrea: Të cilin e ke thirrur sot këtu.

Halimi: E martova, për një shkak sepse filloi të merrej me lojra fati me alkool. Linte punën, ikte. Mua nuk më pëlqente sepse isha përpjekur t’i rrisja ndryshe. E shikoja që nuk ishte në rrugë të mbarë, i flisja, herë më kuptonte, herë s’më kuptonte, herë bënte sikur s’dëgjonte, herë ulte kokën…

Filloi edhe alkoolin, punonte një muaj të tërë pastaj e merrte paratë, i fuste atje, pas 24 orësh bëhej i gjallë.

Ardit Gjebrea: Ku i fuste paratë?

Halimi: Në loto. Luante bixhoz, filloi edhe alkoolin, ishin të dyja ato që unë urreja më tepër. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milion lek që për mua janë shumë, jashtëzakonisht shumë. Për punëtor është një punëtor që s’ka shok, po ashtu edhe specialist. Nuk arrija ta shkëpusja dot nga ai ves, herë me të mirë, herë me të keq…

Nuk donte t’ia dinte as për nuse as për fëmijë, se u bë edhe me një fëmijë pas një viti.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ka Flamuri?

Halimi: Tani ka tre fëmijë, dy vajza, një djalë.

Ardit Gjebrea: Bashkëshortja i ka folur?

Halimi: Jashtëzakonisht i flet, madje që të jem i sinqertë, në korrik të vitit 2012, u shkëput nga nusja, u ndanë gjashtë muaj. Kisha shkuar në fshat, për të vjelë qershitë që kisha mbjellë vetë, vij në shtëpi marr vesh që janë ndarë.

Siç tregon edhe babai i tij, edhe sot e kësaj dite situata është po e njëjtë. Flamuri është ende viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit, ndërkohë që ka lënë pas dore të shoqen dhe fëmijët. Halimi ka ardhur në studion e së dielës shqiptare t’i kërkuar që të heqë dorë nga veset e tij dhe të kujdeset për fëmijën e vogël që e ka edhe të sëmurë me sindromën doën.

 

Mesazhi në studio:

Flamur, sido që kanë shkuar gjërat deri më tani, do t’ia lëmë së shkuarës. Sot nga ty unë kërkoj që të shkëputesh në mënyrë kategorike, nga lojrat një, nga alkooli së dyti, dhe të bësh letrat e Kempit për djalin e sëmurë. Asgjë nuk të kërkon babi tjetër, puno, jeto për vete.

Flamuri: Unë po mundohem shumë të siguroj letrat për djalin por e kam shumë të vështirë. Sa për alkoolin dhe bixhozin, si gjithë të tjerët, nuk është se e teproj…

Ardit Gjebrea: Kur është njeriu beqar, ndodhin gjëra dhe ikin me beqarinë, dhe në momentin që martohesh, ka një përgjegjësi njeriu, ndaj bashkëshortes, pastaj bëhesh me fëmije dhe disa gjëra duhet të ndryshojnë apo jo? Fillojmë nga gruaja që meriton kujdesin dhe gjithë dashurinë. Ato para që t’i bën i bën me gjak, por babait nuk i mbushen kot sytë me lot. Ai një ditë nuk do jetë më se ky është ligji i jetës, kështu do ta mbash mend…?

Pas ndërhyrjes edhe të moderatorit Ardit Gjebrea, duket se Flamuri u ndërgjegjësua për përgjegjësitë dhe situatën e familjes së tij. Ai premtoi se nuk do të konsumonte më alkool, do të braktiste vesin e bixhozit dhe do të kthente sytë nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët të cilët kanë aq shumë nevojë për presencën dhe rolin e babait në shtëpi./tvklan.al

 

Etiketa: Alkoolbabaibixhozdjalikerkesa


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Para
Vëzhgim në Tiranë/ Si po shiten me shpejtësi apartamentet me lek në dorë

Rritja e çmimeve të apartamenteve dhe skema e pastrimit të parave me ndërtimet

Xhensila shtatzënë? Flet për herë të parë këngëtarja

Xhensila shtatzënë? Flet për herë të parë këngëtarja

Sulm me armë në një koncert në Rusi, mbeten të vrarë 4 persona

Sulm me armë në një koncert në Rusi, mbeten të vrarë 4 persona
















TE FUNDIT

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
14 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas, ku për pasojë kanë humbur...

Lexo më shumë

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
14 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}