Kronikë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 27-vjeçari në vendin e punës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 11/09/21 |
Opi Nion

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë në vendin e punës.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në “Rrugën e Elbasanit”, ku i riu me iniciale G.B., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 

Pas