Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-Bashës:Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, iu bëri pritë…

2021/12/11 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-Bashës:Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, iu bëri pritë…

Në fjalën e tij në Kuvendin e 11 dhjetorit ish-kryeministri Berisha vijoi akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.


Ai tha se lideri i Partisë Demokratike Basha në këto 8 vite nuk ka bërë asgjë kundër regjimit të Ramës. Sipas tij, zinxhiri i gabimeve të Bashës erdhi gjithnjë duke u trashur pasi çdo nismë që nisi e ndërpreu.

“Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur, çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses, bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij.

Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite, ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron as verë e asnjëherë.

PD pas zgjedhjeve të 2021, që ai i shpalli masakër elektorale dhe të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e shqiptarëve mbeti jetime sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij, u kujdes për marrëveshjen me kreun e Meduzës. Vendosi ta shndërronte PD në një fasadë opozitë, në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Pasi tradhtoi votën tuaj të shqiptarëve vazhdoi në rrugën e tij, duke kryer krimin më të shëmtuar, shkelmimin e sovranitetit të PD. Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, burracak që nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Më pas shkelmoi në vazhdim statutin, përjashtoi drejtues të saj pa asnjë konsultë e analizë.

Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer, sulmoi FRPD e LDG. Në 8 vite basha partinë e vlerave konservatore e spostoi vetëm majtas. Ngushtoi hapsirat totale për të përndjekurit politikë, shtylla të mbijetesës në kohëra më të vështira dhe në fund me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë në PD po parimet e partive të majta ishin pasion e vullnet i tij. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhej të shkrihej se mbaroi misionin e saj, se është një forcë që nuk fiton dot, që është shdërruar në dekor të regjimit, certifikon vrasjen e shpresës së shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye themelore, demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata, vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira që ka njohur vendi në 30 vitet e fundit, me përkushtimin më të madh si njerëzit më të lirë të këtij vendi të rithemelojnë PD që sot ne dejuro e bëjmë realitet.”- u shpreh Berisha.

 

Etiketa: akuzaBashaberishakuvend


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Berisha për Yuri Kim: Sillet si ambasadori i Bashkimit Sovjetik dikur në Tiranë

Berisha për Yuri Kim: Sillet si ambasadori i Bashkimit Sovjetik dikur në Tiranë

Bëj gjithçka për dinjitetin tim/Berisha:Zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin

Bëj gjithçka për dinjitetin tim/Berisha:Zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin

Foto/Të gjithë pro, Berisha “nuk voton” për shkarkimin e Bashës

Foto/Të gjithë pro, Berisha “nuk voton” për shkarkimin e Bashës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}