-U tha në Opinion

Berisha: Basha dhe Alibeaj nuk janë të këshilluar të vijnë në protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 30/06/22 |
el ida

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë të këshilluar të bëhen pjesë e protestës së 7 Korrikut.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha i cilësoi Bashën dhe Alibeajn si zjarrfikës.

Referuar pyetjes së gazetares Fatjona Mejdini se gjysma e grupit nuk e mbështet, Berisha tha: “Deklaratat i përkasin Alibashës. Ai bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë. Kjo për shkak se janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk i duan. Kjo është këshillë, jo përjashtim. Dhashë një këshillë, nuk kam thënë ndalim”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ky mund të merret si kërcënim, Berisha pohoi:  “Këshilla kërcënim nuk është. Tjetri mund të thotë faleminderit, unë do të vij”./Opinion.al

Pas