Aktualitet

Basha:Rama do sjellë punëtorë nga Bangladeshi, unë investitorë nga Austria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 06/04/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, është duke zhvilluar paraditen e së hënës një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës.

Gjatë këtij takimi Basha ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi.

Lideri i opozitës premtoi se ndryshe nga Rama, ai do të sjellë investitorë nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë.

“Ai e ka mendjen të sjelli  punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre”, tha Basha./Opinion.al

Pas