Rajoni

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 06/04/21 |
Opi Nion

Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës, dy ditë pasi u votua në Kuvend. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, më pas do të ketë një sërë aktivitetesh për të shënuar pranimin e detyrës.

Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Presidente e vendit të dielën, me 71 vota pas tre raunde votimesh./Opinion.al

Pas