Aktualitet

Viktima nga vaksinimi?Rama:Këngë e përditshme Lulzimi është me fatkeqësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 06/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një dalje për mediat i pyetur nëse procesi i vaksinimit ka shkaktuar viktima, Rama tha se kjo është një “këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë”.

Sipas kreut të qeverisë vaksina nuk të mbron nga sëmundjet e tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës.

“Çfarë mund të komentoj unë për këtë. Kjo është thjesht një e re që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët. Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë. Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo. U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekën vazhdon kudo, ne vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sensibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do t’i mbetet kësaj fushate mizerabël me vatra Covid kudo ku shkel”, tha Rama./Opinion.al

Pas