KUKËS- “Ta filloni nga Kukësi frymën e ndryshimit”, tha Basha gjatë një takimi me banorë të zonës. Nuk kemi kohë të presim edhe një vit e gjysëm deri në zgjedhje tha ai. “Të ngrihemi, të ngriheni e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, e qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar”, tha Basha.