Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

2026/01/26 at 7:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

Një ish-senator francez po hetohet nga drejtësia e Parisit, pasi akuzohet se i dha një deputeteje drogë të llojit ekstazi, me qëllim për ta sulmuar atë seksualisht.


Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2023 në një event privat në shtëpinë e ish senatorit, kur 68 vjeçari Joël Guerriau, dyshohet se i dha deputetes Sandrinë Jossos, një gotë shampanjë të spërkatur me drogë.

Gruaja tha se përjetoi rrahje të shpeshta të zemrës, të vjella dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë, megjithatë, ia doli të largohej nga banesa. Ajo u ndihmua nga një taksist dhe kolegë parlamentarë që e pritën dhe thirrën urgjencën.

Guerriau, i cili dha dorëheqjen nga senati në tetor 2025, akuzohet për përdorim dhe posedim droge, si dhe për administrim sekret të një substance që ndryshon perceptimin, me qëllim kryerjen e një përdhunimi ose sulmi seksual. Ai mohon të ketë pasur qëllim për të përdhunuar deputeten ndërsa avokati i tij pretendon se shampanja u shërbye pa dashje.

Sandrine Josso është bërë një figurë kryesore në luftën e Francës kundër sulmeve seksuale të lehtësuara nga droga. Ajo ka udhëhequr hetime parlamentare dhe ka bashkë-krijuar raporte mbi abuzimet seksuale të lehtësuara nga droga, si dhe ka mbështetur grupe për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë problem.

Josso tregoi për mediat se  ajo e njihte ish senatorin prej vitesh dhe e konsideronte mik dhe prandaj kishte pranuar të takohej me të për të festuar rizgjedhjen në senat.

Takimi duhej të zhvillohej në një restorant, por vendi ndryshoi në banesën e tij. Ajo tha se u befasua që ishte vetëm dhe e pranoi një gotë, ndërsa ai insistonte të bënte një dolli që ta bënte të pinte më shumë. Ajo vuri re se shampanja kishte një shije të veçantë dhe më pas filluan simptomat e rënda.

Gjykata që u mblodh të hënën pritet të shqyrtojë historikun e kërkimeve të Guerriau në internet ditët para incidentit.

Në Francë, dhënia e drogës për të kryer përdhunim ose sulm seksual dënohet deri në pesë vjet burg, ndërsa posedimi i drogës mund të sjellë deri në dhjetë vjet burg.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}