Te Fundit

Shpeshtia e tërmeteve, sa e rrezikuar është Shqipëria?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 03/11/15 |
b.f

Ne frikësohemi nga tërmetet e mëdha por nuk e dimë se toka nën këmbët tona është gjthmonë në levizje. Shifrat që do të publikojmë më poshtë për tërmetet që bien në Shqipëri janë të frikshme por jo aq sa për tu trembur pasi këto janë zhvillime normale të nëntokës. Ajo që duhet të dini është se mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta. Ato mund të ndodhin  dy herë në vit, e pakta njëherë, ndërsa tërmetet mesatare me magnitudë 5 deri në 5.5 ballë shkallë rihter ndodhin njëherë në 2 deri në 5 vjet, në varësi të kushteve tektonike ose shpërthimeve eksplozive që ndodhin. Tërmetet e forta, ato mbi 5.5 janë tepër të rrallë, kërkojnë dekada, mbi 10 vjet. Kjo për një arsye fare të thjeshtë. Sa më i madh të jetë tërmeti aq me shumë energji akumulohet, dhe aq më shumë kohë do që të ndodhë. Për Shqipërinë magnitudat klasifikohen nga 2 e shkallës ritër, deri në magnitudën 5 të shkallës mesatare. Mikro-tërmetet përbëjnë pjesën dërrmuese të sizmiotetit të Shqipërisë, ndërsa tërmetet e moderuara ose të mesme deri në 5 ballë apo edhe ato të fortët mbi 6 ose 7 janë tepër të rrallë për vendin tonë. Sipas regjistrimeve të bëra deri më tani nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmete me magnitudë më të lartë janë shënuar në shekullin 20 dhe 21. Konkretish tërmeti i prillit të 1979, i cili ka pasur magnitudën 6.7. Kjo magnitudë është maksimale deri më tani, duke u bazuar në statistikat që ka ky institut. Ndër zonat kryesore sizmike kryesore mund të klasifikohen ato gjatësore nga kufiri i Detit Adriatik me Detin Dalmat, pra zona Shkodër-Lezhë e deri në Durrës. Kjo quhet ndryshe Zona Adriatike. Zonat e tjera janë, Zona Jonike gjatësore, Zona Jonike tërthor që nis nga Vlora drejt Tepelenës. Zona tërthore Lushnjë –Elbasan-Dibër, Shkodër-Pejë dhe zona gjatësore nga Dibra në Korçë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas