Kryesore

Basha – Ramës: Të gjithë e kuptojnë, ti shpif për të larguar vëmendjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 08/11/20 |
Al Do

Vijon replika në Twitter mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.

Lideri i opozitës shkruan se pyetjet e kryeministrit lidhur me shtëpinë e verdhë janë shpifje për të larguar vëmendjen.

Ai i kërkon kryeministrit të përgjigjet për pyetjet që u interesojnë shqiptarëve lidhur me pandeminë duke e akuzuar atë se ka shkatërruar ekononminë dhe i ka mbyllur derën BE.

Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd?Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?

Pse e ke shkatërruar ekonominë?Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!”, shkruan Basha. /Opinion.al

Pas