Bota

Itali/ 331 viktima dhe mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 08/11/20 |
Al Do

Vijon e rënduar situata e pandemisë në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 191,144 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 32,616 persona.

Si pasojë e koronavirusit 331 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke shënuar rënie krahasuar me të shtunën, ku humbën jetën 425 persona.

Lajmi i keq vjen nga spitalet, pasi numri i personave në terapi intensive është rritur me 115 pacientë.

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore./ Opinion.al

Pas