Aktualitet

Basha për Berishën: Erdhi si një bolshevik me kultin e krimit me vete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 13/12/21 |
el ida

Lulzim Basha ka vijuar të mbajë qëndrime të prera ndaj Sali Berishës, ndërsa ka insistuar se ish-kryeministri është tashmë një pakicë brenda partisë.

Jo vetëm kaq, por Basha e ka cilësuar sjelljen e Berishës një sjellje bolshevike, ndërsa tha se koha e Berishës  ka marr fund.

“Ka patur një frazë të vetën të preferuar: Komunistët kanë kultin e krimit. Po sot çfarë bëri? Erdhi si një bolshevik me kultin e krimit me vete. Koha e Sali Berishës si fenomen ka marr fund. Ne do jemi ata që do ta çojnë Shqipeërinë përpara. Trekëndëshi i Bermudës nuk ka asnjë shans. Halli i Berishës, Ramës dhe Ilir Metës nuk janë hallet e shqiptarëve”, tha Basha ndërsa pohoi ndër të tjera se gabimi i tij ishte që i kishte besuar Berishës./Opinion.al

 

Pas