Kryesore

Berisha mbushi stadiumin/Basha: Ishte dështim, stadiumi zë 22 mijë e 500 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 13/12/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit, të organizuar nga Berisha, duke e quajtura si një dështim.

Sipas tij, i gjithë ai investim dhe të gjithë ato para të hedhura kanë shkuar dëm, pasi stadiumi “Air Albania” zë 22 mijë e 500 persona.

Basha tha se arena duhet të ishte mbushur plot jo të ishte ashtu bosh. Ai e krahasoi shifrën e asaj që zë stadiumi me atë që demokratët e zgjidhën në krye të PD më 13 qershor.

Ishte dështim, aty duhet të ishte mbushur e gjithë arena dhe duhet të kishte njerëz jashtë. Meqë ra fjala arena 22 mije e 500 veta, pak me shumë e gjysma e votave me të cilat demokratët më kanë zgjedhur kryetar më 13 qershor”-tha Basha./Opinion.al

Pas