Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Dibër: Dibranët nuk kërkojnë mëshirë, por punë me dinjitet

2016/08/26 at 10:37 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha në Dibër: Dibranët nuk kërkojnë mëshirë, por punë me dinjitet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak, Sherefedin Shehu morën pjesë në  aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata Bashkësia Dibrane, në Peshkopi.


Në këtë aktivitet Basha është shprehur se dibranët nuk duan lëmoshë, por mundësi për punë me dinjitet.

Ndërsa kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibranë ne do t’i rikthejmë dinjitetin Dibrës.

Njoftim për media i Partisë Demokratike

Kryetari i komunës Dibër e Madhe: Rrugën e Arbrit do ta mbarojnë ata që e filluan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” të ardhur nga Tirana.  Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t’i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.

Bujar Kapexhiu: Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njejtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë prespektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë.

Sekretari i Shoqatës “Dibra”, Sajmir Shatku duke folur për vlerat e dibranëve solli në vëmendje premtimet e mëdha që u bënë nga mazhoranca aktuale por asgjë nuk është bërë, përfshi dhe Rrugën e Arbrit.

Sajmir Shatku: Ne dibranët kemi një shprehje:”Kur ta tregojnë pilafin e madh, merr lugën e vogël!” Fatkeqësisht pilafi ishte aq i madh dhe as një kokërr nga ky pilaf nuk e patëm mundësi të merrnim gjatë këtyre tre, katër viteve. Pra, Rruga e Arbrit duhet të ishte përfunduar me kohë. Shpresojmë që z.Basha bashkë me kryetarin e bashkisë, z.Shehu ta implementojnë sa më shpejt.

Qerem Erebara, qëndistar, familja e tij ka qëndisur flamurin e Pavarësisë në 1912, kishte një mesazh për dibranët.

Qerem Erebara: Shqipëria ka nevojë për bij që punojnë për Shqipërinë jo për njerëz që vijnë për të mbushur portofolet. Preferoj më mirë të ha bukë e djathë, sesa mish e bakllava me djersën e atij që ja kanë grabitur.

Kryetari i komunës së Dibrës së madhe Ruzhdi Lata duke vlerësuar figurë e Sherefedin Shehut, kishte dhe një mesazh për Edi Ramën.

”  Ata qe e nisen rrugën e Arbrit, ata do ta mbarojnë”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet.   Dhe këtë mundësi do t’ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.

Lulzim Basha: Nuk lypin dibranët,- më tha, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot, theksoi ai.

Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t’i lehtësuar ato. Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t’i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve.

Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar.

Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t’i rikthejmë dinjitetin Dibrës.

Sherefedin Shehu: Dua t’ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit./tvklan.al

Etiketa: BashaDiberfushataSherefedin Shehuzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Video/ Tërmeti, shtëpia shembet ndërsa gazetarja e CNN po transmetonte live, ja paniku që përjetoi

Video/ Tërmeti, shtëpia shembet ndërsa gazetarja e CNN po transmetonte live, ja paniku që përjetoi

‘Apple’ sjell aplikacionin që sfidon Snapchat

'Apple' sjell aplikacionin që sfidon Snapchat

VIDEO/ Vendosi tritol në autobus, arrestohet 28 vjeçari. Ja si e vendosi eksplozivin

VIDEO/ Vendosi tritol në autobus, arrestohet 28 vjeçari. Ja si e vendosi eksplozivin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}