Kryesore

Balla: S’do të marrim parasysh asnjë kandidat që mbështetet nga firma e Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 20/05/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një diskutim me gazetarët tha edhe një herë se nuk do të marrin parasysh asnjë kandidat për president që ka firmën e Berishës.

Ndër të tjera ai tha se raundi i tretë do të zhvillohet më 30 maj edhe në qoftë se opozita s’ka sanjë kandidat.

Edhe nëse PD vendos sot që nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi, raundi i tretë do të jetë në datën 30. Kujtoj që kjo është kërkesë e opozitës. Nëse arrijmë të bëjmë bashkë të gjithë deputetët e opozitës, përveç firmës së njërit, pra nëse për një nga kandidatët ndodhet firma e Sali Berishës ne nuk e diskutojmë. Unë besoj se procesi që kemi nisur edhe në grupet e tjera parlamentare duhet marrë në konsideratë përpjekja e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët”,-tha Balla.

Pas