Kryesore

Balla: Nesër fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 27/03/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka deklaruar se ditën e nesërme në Elbasan do të fillojë vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Në takimin e zhvilluar me qytetarët në Bradashesh, Balla tha se PD nuk e ka prioritet Elbasanin, ndërsa në mandatin e tretë të PS, Elbasani do të jetë i përfshirë në investimet që do të bëhen nga qeveria.

 “E kemi me shumë merak mbajtjen e maskës kështu që do ju kërkoja të gjithëve të ruajmë dhe këto distancat. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Tani mund të shohim dritë në fund të tunelit sepse procesi i vaksinimit në masë fillon nesër në Elbasan.  Pas mjekëve dhe infermierëve, prej nesër 60-65, 70-vjeçarë të gjithë do të planifikohen në një proces vaksinimi që do të zgjasë dy apo tre muaj për të arritur në një numër që na garanton që këtë verë ta kemi një situatë tërësisht në kontroll të pandemisë. Unë mendoj që në Bradashesh ne duhet të kemi një rezultat që Partia Socialiste nuk e ka pasur asnjëherë në këtë zonë. Unë jam shumë i sigurt që 25 prilli do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Bradasheshin. Është një njësi shumë e madhe, një ndër njësitë më të mëdha administrative si ish-komunat e vjetra të asaj kohe në Shqipëri, me plot fshatra dhe plot probleme. Falë investimeve të OSHEE-së po përmbyllim në të gjithë njësinë administrative rrjetin më të mirë të shpërndarjes elektrike. Është një investim i madh rreth 2.4 miliard lekë që prek edhe zona të tjera të njësisë administrative, por që na jep mundësinë të përqasemi”, u shpreh Balla./ Opinion.al

Pas