Aktualitet

Arjan Sala “Dëshmor i Atdheut”, Koçi: Gati për t’i dhënë statusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 27/03/21 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” me porosi të kryeministrit është në gatishmëri për t’i dhënë titullin “Deshmor i Atdheut” Arjan Salas, i cili humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar jetët e mbi 20 qytetarëve të tjerë.

Ky lajm është publikuar në rrjetet sociale nga Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shkruan se “presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm”.

Koçi shkruan se pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

“Komisioni Qendror i Statusit ‘Dëshmori i Atdheut’ me porosi të Kryeministrit ne gatishmëri për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala. Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë!”, deklaron zëvendës ministri Koçi./ Opinion.al

Pas