Kryesore

Balla-Alibeajt: Deri të dielën mund të sillni 2 emra kandidatësh, i qëndrojmë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 20/05/22 |
Opi Nion

Pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt, kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla është në një bashkëbisedim me gazetarët në Kryesinë e Kuvendit.

Balla gjatë fjalës së tij pohoi se PS është e hapur që të presë dy emra nga PD deri ditën e diel, pasi i takon asaj që të propozojë kandidatë në raundin e 2 dhe deri të 3.

Ai tha se PS i qëndron paktit për të cilin është folur me opozitën.

“PS, lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin, kemi rënë dakord me ato kritere dhe parakushte që ishin vënë aty, janë kritere të përcaktuara nga Kushtetuta. Natyrshëm sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore; e drejta për të propozuar, por dakordësia ka qenë që në dy raundet që vijojnë, 2-3 PS nuk ka të drejtë të propozojë, do të propozojë vetëm opozita. Nëse nuk është zgjedhur në këto raunde presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e 4-5. Tjetra; ne kemi thënë që jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra. Grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke thënë qartë që procesi të ruaj integritetin e tij. Duhet që kandidati, apo kandidatja të mbështetet vetëm me firmat e opozitës. Kemi bërë llogaritë se sa kandidatë mund të bëjnë opozita. Ata kanë mundësi që të bëjnë 2 propozime deri të dielën. Ne jemi të gatshëm që të ulemi, të flasim”,-tha Balla.

Pas