Aktualitet

Balla: Alibeaj ka kuptuar diçka tjetër, nuk ka pasur dakordësi për formulën 4-2-1


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 20/05/22 |
Opi Nion

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se kandidati për President që vjen nga opozita duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës.

Balla tha se Alibeaj ka kuptuar diçka tjetër teksa theksoi se nuk ka pasur dakordësi në tryezën e zhvilluar për formulën 4-2-1, por është rënë dakort vetëm që në dy raundet e mbetura, të mos ketë propozim nga mazhoranca.

“Mendoj se fakti që dhe grupe të tjera të opozitës kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar dhe ne, se kryetari i grupit parlamentar Aliebaj paska kuptuar diçka tjetër të risjellim dhe një herë diskutimin. Ne kemi qenë shumë të qartë. Në kohë jemi për të diskutuar sërish. Ne nuk propozojmë kandidaturë as në raundin e dytë dhe as në raundin e tretë. Por opozita i ka të gjitha mundësitë mos t’i çojë dëm dy raundet. Përpjekja për të gjetur një kandidat që vjen nga opozita zyrtarisht, jo kështu që nuk di sa kanë dalë deri tani. Duhet një gjë zyrtare. Nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar me grupet parlamentare të opozitës me emra konkretë. Le të ulemi t’i diskutojmë të gjithë.  Kjo gjë duhet bërë me seriozitet. Nuk ka pasur dakordësi në tryezën e zhvilluar për atë formulën 4-2-1. Kjo gjë ua konfirmojë, ka pasur dakordësi që në dy raundet e mbetura, të mos ketë propozim nga mazhoranca.”-tha Balla.

Kjo deklaratë e Ballës vjen pasi deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat tha se Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen e dakordësuar më parë mes palëve, që kandidatura e propozuar duhet të mbante firmat e të dy palëve./Opinion.al

Pas