Aktualitet

Bakojanis: Marrëveshja e 2009 u prish nga Erdogan. Rama: E pavërtetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 16/09/20 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis kanë shprehur qëndrimet e tyre të ndryshme sot në lidhje me marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë në vitin 2009.

Gjatë fjalës së saj në forumin e “The Economist”, Bakojanis tha se marrëveshja e arritur në vitin 2009 u prish pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër.

Por kryeministri Rama e kundërshtoi këtë pretendim të ish-ministres.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për marrëveshjen e detit në vitin 2009. Në atë kohë kurrë nuk e kisha folur me presidentin Erdogan, nuk kishim asnjë marrëdhënie, sepse ne ishim partia e opozitës, dhe vendosëm ta çonim marrëveshjen në gjykatë sepse kishte debat dhe nuk doja që të bëhej politik. Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë”, tha Rama. /Opinion.al

Pas