Bota

Shpërthim dhe zjarr i fuqishëm në portin italian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 16/09/20 |
el ida

Porti i Ankonës në Itali, u përfshi gjatë natës nga mjë shpërthim dhe një zjarr i dimensioneve të mëdha.

Sikurse raportojnë mediat fqinje,  zjarri filloi në një kapanon rreth mesnatës, për shkaqe ende të panjohura dhe u përhap në një territor më të gjerë.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, megjithatë banorët afër portit përjetuan momente paniku, dhe u mbyllën në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe të parqeve, për shkak të tymit që me orë të tëra ka mbuluar qiellin sipër qytetit bregdetar./Opinion.al

Pas