Kronikë

Vrau ish-kunatën në sy të mbesës, si lindi konflikti në Bathore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 16/09/20 |
Al Do

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë ku një grua u vra nga ish-kunati i saj.

Jetmira Hasani jetonte me të bijën e saj në katin e dytë të një banesë në Bathore. Në katin e barë banonte familja e ish-burrit të saj me të cilin ajo ishte divorcuar ndërsa ai ndodhet në Greqi.

Pronësia mbi shtëpinë ishte mollë sherri mes saj dhe familjes së burrit. Disa herë mes tyre kishte konflikte dhe të dy palët kishin marrë urdhër mbrojtje nga njëri tjetri.

Por duket se gjërat do të shpërthenin mbrëmjen e 15 shtatorit. Jetmira kishte vendosur të largohej dhe madje fqinjët thonë në prononcime për mediat, se ajo kishte bërë gati plaçkat dhe një makinë për t’i transportuar ato.

Para se të ndodhte vrasja policia kishte qenë në vendngjarje dhe më pas ishte larguar. Në këtë moment mes Jetmirës dhe ish-kunatit të saj Agron Tanushi nis një konflikt për motive të dobëta. Sipas tij ajo kishte bërë me qëllim pis oborrin e shtëpisë. Në tension e sipër 31-vjeçari futet në banesë, merr një çifte dhe e qëllon 34-vjeçaren në sy të të bijës. Më pas ai është larguar nga banesa i qetë sipas dëshmisë së banorëve të lagjes.

Agron Tanushi ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia. /Opinion.al

Pas