Sport

Atletico Madrid do të gjobisë Griezman


               Publikuar në : 18:14 - 08/07/19 |
Opi Nion

Atletico Madrid i ka shpallur “luftë” të hapur futbollistit të saj Antoine Griezman.

Qëndrimi i ashpër i klubit vjen pas refuzimit të lojtarit për t’u bashkuar në stërvitje me ekipin, “el colchoneros”.

Pas aktit të Griezman, Atletico ka vendosur që të gjobisë futbollistin.

Griezman prej kohësh ka lajmëruar klubin se do të largohet po në llogarin bankare vijojnë të mungojnë 120 mln eurot e klauzolës.

Në rast se 28-vjeçari nuk bashkohet me ekipin atëherë Atletico Madrid do ta gjobisë me 200 mijë euro.

Francezi kërkohet nga Barcelona, por katalanasit mund ta bëjnë këtë vetëm me këste, gjë e cila nuk përlqehet nga Atletico./ Opinion.al E.Xh.

Pas