Kronikë

Arsyeja që çoi në vetëvrasjen e Kastriot Myftaraj, si e mësoi lajmin nëna e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 07/07/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Nga policia mësohet se analisti Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Nga burime të njëjta bëhet me dije se ndërkohë që Myftaraj u hodh nga banesa, nëna e tij ndodhej në dhomën tjetër dhe nuk ka parë si ndodhi ngjarja.

Lajmin e hidhur nëna e analistit Kastriot Myftaraj e ka marrë nga forcat e policisë, thuhet në raportimin e gazetarit të “BalkanWeb”.

Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket  kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikoligjike që çoi dhe në vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen Ali Demi.

Pas