Kryesore

Pak para nisjes së tubimit, Këlliçi thirrje tiranasve: Bashkohuni në protestë!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 07/07/22 |
Opi Nion

Deputeti dhe Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat. Kur na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i protestës së thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha, Këlliçi i është drejtuar në një thirrje qytetarëve të Tiranës.

Këlliçi i ftoi qytetarët e kryeqytetit që të bëhen pjesë e protestë që do të zhvillohet sot, në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Si një djalë, i lindur dhe rritur në këtë qytet kam sot një thirrje për bashkëqytetarët e mi. Bashkohuni me protestën. Me zërin e shqiptarëve nga 4 anët e vendit, për një Tiranë dhe një Shqipëri më të mirë. Tirana gjithmonë ka ditur të bëj zgjedhjen e saj dhe u ka dhënë zgjidhje ngjarjeve në historinë  e vendit tonë. Historia sot sërish e thërret Tiranën të jetë në krye të përballjes me problemet e Shqipërisë, tiranasit duhet të dalin sot për inceneratorët, për koshat me ngjyra ambientaliste që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave, për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton kohën që kaloni me fëmijët, për qytetin e tyre që dikur kishte Kullën e Sahatit e sot ka një orë në beton”,-tha Këlliçi./Opinion.al

Pas