Aktualitet

Arrestohet një 28-vjeçar nga India në Qafë-Thanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 29/09/20 |
Al Do

Policia Kufitare në Qafë-Thanë ka ndaluar një shtetas indian i cili po tentonte të dilte nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian me iniciale  S. E., 28 vjeç, rezultoi se ai ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet tip “Toyota” të një shtetasi polak me iniciale M. M., 52 vjeç, u gjet një pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas