Aktualitet

Transportonte 13 sirianë me një makinë, arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 29/09/20 |
Al Do

Një 22-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se i riu po i transportonte klandestinët me një makinë të marrë me qira.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. /Opinion.al

Pas