Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund ta emërojë Senati kandidaten për Gjykatën e Lartë para zgjedhjeve?

2020/09/29 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A mund ta emërojë Senati kandidaten për Gjykatën e Lartë para zgjedhjeve?

Ligjvënësit amerikanë kanë kaluar një vit plot furtuna politike, përfshirë procesin gjyqësor në Senat për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump, pandeminë dhe paketën më të madhe të ndihmave ekonomike në historinë e Shteteve të Bashkuara.


Tani që Presidenti Trump ka emëruar gjykatësen Amy Coney Barrett si kandidaten e tij për të zëvendësuar ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, e cila u nda nga jeta këtë muaj, ligjvënësit përballen me betejën për konfirmimin e kandidates së presidentit para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Vota në Senat do të rriste shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë, por gjithashtu do të krijonte reagim të fortë te baza e secilës parti. Kryetari i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Lindsey Graham tha të shtunën se seancat për konfirmim fillojnë më 12 tetor.

Emërimi i Gjykatëses Barrett do të fuqizonte presidentin, i cili aktualisht renditet pas rivalit demokrat në anketat në shtete të lëkundura. Presidenti e ka bërë emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë, të cilët mund të anulojnë të drejtën e abortit, apo të drejtat e homoseksualëve për t’u martuar, një nga temat qendrore të fushatës.

Në vitin 2016, një e katërta e votuesve që mbështetën zotin Trump thanë se një faktor qendror në votën e tyre ishte zgjedhja e një presidenti që do të emëronte gjykatës konservatorë.

“Presidenti Donald Trump premtoi në fushatën e 2016-ës dhe tani po e përsërit të njëjtin premtim se do të emërojë gjykatës në nivel federal dhe në Gjykatën e Lartë, të cilët ndjekin interpretimin origjinal të ligjit dhe jo në forma që u përshtaten dëshirave të tyre,” tha të dielën Senatori republikan Mike Lee për emisionin “This Week” të rrjetit televiziv ABC.

Por emërimi do të krijojë reagim të fortë edhe tek votuesit demokratë, të cilët besojnë se presioni i republikanëve për të përmbyllur konfirmimin vetëm pak javë nga zgjedhjet është shenjë hipokrizie.

Në vitin 2016, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell nuk pranoi të hapte procesin e konfirmimit për gjykatësin Merrick Garland, kandidat i Presidentit Barak Obama për Gjykatën e Lartë, duke thënë,“Nuk po bëjmë asgjë përveçse po ndjekim një traditë të gjatë kur emërimet nuk finalizohen në mes të një viti zgjedhor”.

Zoti McConnell tha të premten për emisionin televiziv “Fox News” se nuk ka asgjë të papërshtatshme në hapjen e seancave të konfirmimit për kandidaten e Presidentit Trump në një periudhë zgjedhjesh, pasi republikanët kontrollojnë Senatin.

Gjatë dekadave të fundit, procesi i konfirmimit të kandidatëve për Gjykatën e Lartë ka zgjatur mesatarisht 67 ditë që nga momenti i emërimit. Kur të fillojnë më 12 tetor seancat për Gjykatësen Barrett, do të kenë mbetur 23 ditë deri në datën e zgjedhjeve.

Demokratët në Kongres kanë kritikuar Presidentin Trump dhe republikanët në Senat se po e përshpejtojnë procesin e konfirmimit para zgjedhjeve.

“Pa diskutim, është një akt i përligjshëm që presidenti të bëjë emërimin. Gjithashtu e dimë se asnjëherë në të kaluarën nga muaji korrik deri në nëntor të një viti zgjedhor nuk ka pasur kurrë konfirmim për një anëtar të Gjykatës së Lartë,” tha të dielën Senatorja demokrate Debbie Stabenow për emisionin televiziv “Fox News”.

Një studim i Institutit Brookings mbi konfirmimet e kandidaturave për Gjykatën e Lartë nga periudha pas Luftës Civile deri në 2016-ën tregon se të gjitha vendet e mbetura bosh gjatë një viti zgjedhor ishin plotësuar po atë vit përmes procesit të konfirmimit, ose përmes një akti presidencial, kur Senati ishte në periudhë pushimi.

Senatori republikan Roy Blunt tha të dielën për emisionin televiziv “Meet the Press” të rrjetit NBC se nuk kishte kontradiktë në faktin që komisionet e Senatit po analizonin kandidaten e Presidentit Trump kaq pranë zgjedhjeve.

“15 herë në historinë e vendit, kur ka pasur vend bosh në Gjykatën e Lartë gjatë një viti zgjedhor dhe kur presidenti dhe Senati ishin në një linjë mendimi, thuajse gjithmonë kanë përmbushur detyrën e tyre.Në rastet kur presidenti dhe Senati kishin përplasje mendimi, thuajse asnjëherë nuk është përmbushur procesi i konfirmimit,” tha Senatori Blunt.

Sipas kompanisë elektronike të anketimeve “Five Thirty-Eight”, 52% e amerikanëve thonë se vendi bosh duhet mbushur me një kandidat të propozuar nga fituesi i zgjedhjeve të nëntorit.

Por Presidenti Trump e ka lidhur emërimin e kandidaturës së re për Gjykatën e Lartë me rezultatin e zgjedhjeve, duke aluduar se duhet të plotësohet vendi bosh para se të shfaqen problemet me votat.

“Mendoj se përfundimi do të vendoset në Gjyktën e Lartë,” tha presidenti duke folur javën e kaluar për zgjedhjet. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi të nëntë gjykatësit. Duhet bërë para zgjedhjeve, sepse këto mashtrime që po bëjnë demokratët do të duhet të zgjidhen në Gjykatën e Lartë. Nëse gjykata është e ndarë 4 me 4 nuk është gjë e mire”.

Bazuar në komentet e presidentit, Senatori demokrat Dick Durbin tha se nëse konfirmohet, do të ishte mirë që Gjykatësja Barrett të tërhiqet vullnetarisht nga gjykimi i padive që mund të lidhen me zgjedhjet.

“Kjo do të dëshmonte se ajo po tregohet e drejtë në këtë temë,” tha Senatori Durbin për emisionin televiziv “ABC’s This Week”.

“Përse? Sepse presidenti ka folur hapur dhe është tronditëse të mendohet se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe e ka bërë të qartë se po e mbush vendin bosh në Gjykatën e Lartë për të garantuar se do të marrë një vendim në favor të tij nëse ka pikëpyetje për rezultatin. Kjo është skandaloze. Asnjë president në historinë e vendit nuk ka thënë diçka të tillë”.

Senatori McConnell duket se ka vota të mjaftueshme për të konfirmuar Gjykatësen Barrett, megjithëse senatoret republikane Susan Collins dhe Lisa Murkowski kanë thënë se nuk do të votojnë për konfirmim para zgjedhjeve.

Demokratët në Kongres nuk kanë shumë mjete të disponueshme për të bllokuar procesin e konfirmimit. Por ata po përdorin procesin e konfirmimit për të ngritur çështje të rëndësishme në zgjedhje, përfshirë paralajmërimin se gjykatësja Barrett mund të votojë për të anuluar Ligjin për Sigurime Shëndetësore të miratuar gjatë administratës Obama.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ngriti tezën se Presidenti Trump po përshpejton mbushjen e vendit bosh para zgjedhjeve për të garantuar se Gjykatësja Barrett do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë kur të dalë para këtij institucioni çështja e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore më 10 nëntor.

“Sa keq që presidenti po e shpejton këtë proces. Por e vetmja përgjigje ndaj kësaj strategjie është të votoni. Të votoni për sigurimet shëndetësore, të votoni për të mbrojtur personat me probleme ekzistuese shëndetësore, të votoni për shëndetin tuaj”.

Senatori Durbin pohoi të dielën se demokratët nuk kanë “një zgjidhje perfekte” për të ngadalësuar procesin e konfirmimit të Gjyqtares Barrett.

“Mund ta ngadalësojmë disa orë, ndoshta disa ditë më e shumta, por nuk mund ta ndalim procesin,” tha ai për emisionin televiziv “This Week” të rrjetit ABC. “Deri tani dy republikane kanë ngritur zërin kundër procesit – senatoret Murkowski dhe Collins, të cilat thanë se nuk do ta mbështesin konfirmimin para zgjedhjeve. Nëse dy senatorë të tjerë republikanë vendosin gjatë debatit të ngrihen me të njëjtin qëndrim, ndoshta ndryshon ritmi i procesit, ndoshta ndryshon rezultati”.

Senatori republikan Lindsey Graham tha për kanalin televiziv Fox News se parashikon që kandidatura e Gjykatëses Barrett do të konfirmohet në Komisionin e Senatit për Gjyqësorin brenda datës 26 tetor, duke i dhënë mundësi zotit McConnell të caktojë datën për votën në Senat disa ditë para zgjedhjeve./VOA



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Mjeku Sallabanda:Virusi nuk ka më atë peshë virale, në verë pësoi mutacion

Mjeku Sallabanda:Virusi nuk ka më atë peshë virale, në verë pësoi mutacion

Shembja e Teatrit/ Meta: Askush nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë

Shembja e Teatrit/ Meta: Askush nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë

Publikohet lista e Shkodrës, 39 kandidatët për deputet të PD

Publikohet lista e Shkodrës, 39 kandidatët për deputet të PD
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}