Sport

Tronditet “Serie A”, ekipi konfirmon 14 lojtarë me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 29/09/20 |
Al Do

Janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 në ekipin e Xhenoas në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas konfirmimit të portierit Perin dhe mesfushorit Shëne, testimet e së hënës kanë rezultuar pozitive edhe për 12 lojtarë të tjerë të ekipit.

Ata janë karantinuar të gjithë ndërsa klubi ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara në situata të tilla.

Padyshim që ky lajm tremb gjithashtu edhe ekipin e Napolit me të cilin Xhenoa luajti të dielën në “San Paolo”.

Lojtarët e Napolit do t’i nënshtrohen gjithashtu testimeve për të parë nëse ata janë infektuar me COVID-19.

Lajmi ka tronditur të gjithë kampionatin italian gjithashtu pasi ky është rasti i parë i infektimit në masë të një ekipi. Nëse kjo gjë do të përsëritjej mund të çonte në pezullim të kampionatit.

Seria A ka zhvilluar dy javët e para të sezonit të ri. Xhenoa javën e parë fitoi 4-1 ndaj Krotones por humbi thellë 6-0 kundër Napolit dy ditë më parë. /Opinion.al

Pas