Aktualitet

Arrestohet në Rinas egjiptiani, kërkohej për “thyerje të besimit”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:39 - 17/09/21 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar nga Kuvajti i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar në Rinas.

Policia bën me dije se në pranga është vendosur i riu me iniciale A.E. pasi ishte shpallur në kërkim për “Thyerje të Besimit” e parashikuar në kodin penal të Kuvajtit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia./Opinion.al

Pas