Aktualitet

Arrestohet në Bruksel “doktori” shqiptar, trafikonte lëndë narkotike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 30/04/21 |
Opi Nion

Një 56-vjeçar shqiptar, i konsideruar si një  trafikant i madh i drogës në shtetin Itlain është ekstraduar në Itali.

“Doktori” e kishte psedonimin dhe prej kohësh kishte ndryshuar identitetin e tij, duke përdorur dokumente të falsifikuara. I fshehur në Bruksel, ai e quante veten Ilir Isufi. Shqiptari, 56 vjeç, në të vërtetë quhet Ilir Meto.

Sipas një dispozite të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Lecces që daton që më 5 Prill 2004, 56-vjeçari duhet të vuajë 26 vjet dhe një muaj me burgim.

Ka qenë një sinjalizim i Anti-Mafias italiane të qytetit të Leçes për homologët belgë që njoftuan se shqiptari i kërkuar prej 17 vitesh strehohej në Bruksel.

Policia belge organizoi aksonin dhe mundi të prangosë shqiptarin e shumëkërkuar më datë 2 Mars. Më 27 Prill, pra 3 ditë më parë, ai u ekstradua në Itali ku do të vuajë dënimin e mbetur.

Sipas mediave italiane Meto është përgjegjës, në bashkëpunim me të tjerë, për trafik droge, prodhim, shitje dhe blerje të paligjshme të substancave narkotike, ndalim me qëllim transferimin e substancave narkotikëve ndaj të tretëve./Opinion.al

Pas