Aktualitet

A dështoi Kryemadhi në drejtimin e LSI? Përgjigjet Ilir Meta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:41 - 30/04/21 |
Opi Nion

Gjatë konferencës të mbajtur ditën e sotme në ambientet e presidencës, Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse dështoi, Monika Kryemadhi,  në drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kreu i shtetit i është shmangur pyetjes duke thënë se duhet të pyesni vetë zonjën në fjalë, ndërsa vijoi deklaratën e tij duke iu bërë thirrje gazetarëve që të ndjekin procesin zgjedhor.

“Pyeteni vetë zonjën në fjalë për këtë çështje. Unë po ju ftoj edhe njëherë shikoni dhe ndiqni procesin me transparencë të plotë, do të ketë lloje shashkash këtej-andej, aty mbajini sytë deri në fund. Faleminderit shumë do të jem në dispozicionin tuaj në mënyrë të vazhdueshme”,  tha Meta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit LSI arriti të sigurojë 4 mandate nga 22 që kishte në vitin 2017./Opinion.al

Pas