Aktualitet

Durrës/ Bie nga kati i dyti i banesës ku punonte, ndërron jetë 51-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 30/04/21 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës ku punonte dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 13:00. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet I. J.

“Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas