Kronikë

Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, po kanoste me armë


               Publikuar në : 14:27 - 23/05/19 |
el ida

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti dhe ka arrestuar 19-vjeçar me iniciale G.B.

Policia u njoftua nga një 35-vjeçar banues në Vlorë, i cili tregoi se kanosej me armë nga i riu pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Policia ka ndërhyrë menjhëherë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al

 

 

Pas