Kronikë

Arrestohen 6 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 07/11/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas autoriteteve, mes të arrestuarve është një 30 vjeçar i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

“Shtetasit E.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë, pas një konflikti, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, si dhe procedohet një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë, pas një konflikti, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A.Sh., 43 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasen S.K., pasi në rrugën “Qemal Stafa”, tek sheshi Shtraus, në lokalin në pronësi të shtetases S.K., të cilin e kishte marrë me qera shtetasi A.Sh, u konstatuan 2 monitore kompjuteri së bashku me 2 tastiera, 1 maus dhe 2 paisje “Android” të dyshuara të përdorura për ushtrim të lojrave të paligjshme të lojrave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit M.M, 33 vjeç, pasi në rrugën “Spiro Çipi”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.K, ku ka marrë disa sende shtepiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.M., 45 vjeç, M.Ll., 38 vjeç, dhe G.D., 40 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./ Opinion.al

Pas