Aktualitet

Arrestimi i Bllakos, Pandeli Majko pranon mandatin e deputetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 04/04/22 |
Opi Nion

Pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, Pandeli Majko ka pranuar të marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Majko sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Alqi Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK pasi nga hetimet rezultoi i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit.

Ndërsa Pandeli Majko nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit pasi nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin.

Por me arrestimin e Alqi Bllakos, sipas Kodit Zgjedhor parashikohet se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse. Kështu Pandeli Majko do të zvendësojë, Alqi Bllakon dhe do të jetë deputeti i PS në Kuvendin e Shqipërisë./Opinion.al

Pas