Kronikë

Gjykata e Lartë nuk e liron nga qelia Lefter Kokën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 04/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka vendosur që të mos e lirojë nga qelia ish-ministrin Lefter Koka. Ish-ministri i mjedisit, i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash” gjatë ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, kërkoi në Gjykatën e Lartë prishjen e masës “arrest në burg” caktuar nga Apeli i Posaçëm me 2 janar.

Një kolegj penal i Gjykatës së Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Kokës kundër vendimit të Apelit, duke lënë kështu të pandryshuar masën ndaj tij. Nga ana tjetër, mbi Lefter Kokën, i cili qëndron në burg nga 16 dhjetori, rendon një tjetër mase sigurie “arrest në burg” për llogari të hetimit të inceneratorin e Fierit.

Për këtë çështje, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është arrestuar edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, si dhe janë shpallur në kërkim administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Pas