Kronikë

Aksidenti fatal, kush janë 2 vëllezërit që u shuan në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 04/04/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që humbën jetën në një aksident rrugor të shtunën në zonën e Chessas në Itali.

Viktimat janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Ata punonin në  bujqësi dhe jetonin prej vitesh në Arcille, një fshat i Campagnatico.  Në kohën kur ndodhi aksidenti dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

Ndërkohë  mediat italiane po ashtu shkruajnë se 38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Ndërsa vëllai tjetër kishte 3 fëmijë.

Dy vëllezërit po shkonin për në punë, kur u përplasën me një tjetër makinë. Përplasja ishte kaq e fortë sa të dyja makinat që u përfshinë në aksident përfunduan jashtë rruge. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i tretë, një 28-vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ndodhet në spital./Opinion.al

Pas