Kronikë

Atentati/ 37-vjeçari kishte biznes të përpunimit të kromit, i vranë shokun në…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 04/04/22 |
Opi Nion

Autoritetet ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët që ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e së dielës 37-vjeçarin Iljaz Çali.

Mësohet se Çali kishte një biznes të përpunimit të kromit në emrin e tij, ku bashkëpronar ishte edhe i vëllai, e regjistruar që në 2011.

Iljaz Çalit në të njëjtën datë kur u vra vet, më 4 prill të vitit 2014 i kanë ekzekutuar shokun e ngushtë i cili gjithashtu kishte edhe një biznes kromi, ndërsa dyshohej se ishte edhe vrasës me pagesë.

Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalës janë ajo e larjes së hesapeve por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.

Ndërkohë, mësohet se policia nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e atentatit të së dielës./Opinion.al

Pas