Aktualitet

Andi Lila: Do iki nga Greqia, këtu më ofendojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 02/12/15 |
b.f

Në muajin Janar, Andi Lila, mund të largohet përfundimisht nga futbolli grek. Deklaratën e ka bërë vetë mbrojtësi i Kombëtarës, i cili gjatë një prononcimi për për portalin “Sporti 1” në Kosovë ka treguar se e ardhmja e tij mund të jetë në një tjetër kampionat.

Kavajasi ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur së fundmi në Greqi kjo për shkak edhe të festimit me “shqiponjë” në golin e shënuar ndaj Olimpiakosit me ekipin e Janinës.

Ai ka treguar se në Janar do të largohet përfundimisht nga futbolli grek. “Arsyet janë të shumta, ka sfida më të rëndësishme, por edhe fakti se thuajse në secilin stadium ku luaj jam në qendër të akuzave nga tribunat.

Gjërat ndonjëherë kanë qenë të papranueshme dhe fyerjet janë bërë edhe në kor nga tribunat”, deklaron fillimisht Lila.

E ardhmja “Nuk mund ta parashikoj saktë, por një gjë është e sigurt, se do të jetë jashtë futbollit të Greqisë”, u përgjigj ai.

Lila, me festimet e fundit të golave me “shqiponjë” e ka kthyer sërish kundër tij opinionin grek, ndërsa pohon se në klub i thonë diçka më ndryshe. “Më thonë ti duhet të jesh nga Kosova, nuk ka mundësi të jesh nga Shqipëria”, shtoi ai në prononcimin e tij.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas