Aktualitet

Napoli-Inter/ Elseid Hysaj: Ju tregoj cili është çelësi i suksesit tim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:01 - 02/12/15 |
b.f

Elseid Hysaj arriti një fitore të madhe të hënën në mbrëmje me Napolin. Suksesi ndaj Interit e ngjiti ekipin e tij në krye të klasifikimit në Serinë A. për mbrojtësin 21-­vjeçar kjo fitore mund të quhet, një sukses në derbin e Ballkanit.

“U ndjeva trefish krenar. Së pari, sepse fituam një ndeshje të madhe dhe shumë të vuajtur. Së dyti, sepse morëm vendin e parë dhe , së treti, sepse fitova derbin ballkanas. Kishte shumë ballkanas në fushë dhe kjo më bëri të ndihem mirë në fund të ndeshjes.”

“I luajta fort Ljajiçit sa munda, sa herë që ai vinte në krahun tim, por realisht është lojtar shumë cilësor. Më trembi disi në fund sepse ishte duke barazuar. Ishte lojtar i fortë, por deri sa ne e mundëm, do të thotë se jemi më të mirë se ai dhe shokët e tij.”

Më tej ai flet për takimin me Rei Manaj teksa tregon atë çfarë i ka thënë sulmuesit lushnjar të Interit. “E takova pas ndeshjes Rein dhe i thashë që të shkonte në shtëpi e të çlodhej sepse ishte lodhur shumë” – thotë me humor për “Panorama Sport” mbrojtësi i Napolit dhe Kombëtares.

I pyetur se si ndihet për fitoren e tij ndaj skuadrës së zemrës, Interit, shkodrani mendon se kjo është e tepruar pasi tashmë atij i pëlqen Napoli. “Kjo ndoshta është e tepruar. Unë jam tifoz i Interit, por realisht Napoli ka filluar të më pëlqeje shumë. Edhe si qytet, por edhe si skuadër. Brenda ka ekipit ka një harmoni të jashtëzakonshme dhe kjo na ka ndihmuar shumë.” Ajo çfarë i bën më shumë përshtypje Hysajt nga Napoli janë tifozët, të cilët janë pak a shumë si shqiptarët, kalojnë nga ekstremi në ekstrem në varësi të rezultateve.

“Tifozët janë pak a shumë si ne shqiptarët. Pasionantë, por ama të vërsulen sapo merr një barazim. Kalojnë nga ekstremi në ekstrem.” Huaj flet për lojtarët më të talentuar që ka luajtur në krah, por edhe për kundërshtarët më të vështirë që është përballur në Seria A.

“Tek Empoli ishte Saponara më i talentuari, por këtu tek Napoli janë shumë, sikur janë të një tjetër planeti. Higuain, Mertens e Insinje janë fantastikë.” “Ndër kundërshtarët më të vështirë mund të veçoj Tevez kur ishte te Juvja, dhe Andersonin e Lacios. Edhe Roma ka disa lojtarë të rrezikshëm, ndërsa tek Interi ishte Perisiç.”

Ai flet edhe për fillimet tek Napoli, duke u shprehur se kur u transferua atje i dukej sikur do të luante për herë të parë në Seria A. Gjithsesi ai ia ka dalë më së miri. Sa i takon çështjes së titullit ai shprehet se duhet të punojnë fort, ndërsa veçon si problem të tyrin ndalesat nga skuadrat e vogla. Në fund ai tregon edhe moton e tij, teksa shprehet se shpesh mundohet ti shmangë mediat e të përqëndrohet tek puna në stërvitje.

“Puno dhe mos fol ëshë motoja ime dhe e familjes dhe unë i kam qëndruar besnik. Nuk kam dëshirë që të flas shumë dhe përpiqem t’i evitoj mediat për aq sa mundem. Deri tani ia kam dalë mirë…”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas