Aktualitet

Kategoria Superiore/ Partizani shpartallon Tërbunin, pret i qetë Skënderbeun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 02/12/15 |
b.f

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 14-të në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Partizani ka mundur në mbrëmje Tërbunin e Pukës me rezultatin e përgjithshëm 4-0 duke vazhduar të kryesojë kampionatin në kuotën e 38 pikëve. Golat për Partizanin u shënuan në minutën e ’31 nga Ibrahimi, Stevan Racic ’49. Xhavahir Sukaj ’57 dhe sërish Stevan Racic në minutën e ’63. Në Vlorë Flamurtari është mundur 0-1 nga Kukësi me autogol të Fustar në minutën e ’42. Ndërsa në Laç, ekipi vendas i Laçit ka mundur Vllazninë me rezultatin 2-0, me gola të Kruja në minutën e ‘8 dhe Nimani në minutën e ’76. Ditën e nesërme do të luhen dy ndeshje; në Durrës Teuta-Tirana dhe në Korçë Skënderbeu-Bylis. Kampionati kryesohet nga Partizani me 38 vite i cili ndiqet nga Skënderbeu me 31 pikë por me një ndeshje me pak.

Renditja Kategoria Superiore Java 14-të

renditja java e 14

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas