Aktualitet

Anketa/Trajneri më i mirë, De Biasi ndan vendin me Konten e Italisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 02/12/15 |
b.f

Giani De Biasi nuk ia ka dalë të shpallet kampion në anketën e zhvilluar nga “Gazzeta Dello Sport”, mbi trajnerin më të mirë në Itali gjatë vitit 2015. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë është renditur i dyti në krah të trajnerit të Kombëtares së Italisë Antonio Konte dhe Romeo Saketin me 15 përqind të votave.

I pari në këtë sondazh doli Mauricio Sarri, i cili aktualisht drejton Napolin. Megjithatë, trajneri i Kombëtares nuk ka harruar të falënderojë të gjithë lexuesit e  ‘Gazzetta dello Sport’ që e mbështetën në këtë garë.

“I falënderoj të gjithë ata që me mbështetën dhe ndihmuan në këtë garë. Sa keq që nuk arritëm suksesin për pak!!! Mbetet kënaqësia që u bëra pjesë e kësaj liste prestigjioze. Ajo që arritëm së bashku me lojtarët dhe stafin, ishte diçka e jashtëzakonshme! Ju falënderoj nga zemra të gjithëve!” – shkruan De Biasi në një mesazh në profilin e tij në Facebook.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas