Aktualitet

Ambasadorja e BE: Progres në luftën kundër korrupsionit, jo amnistisë fiskale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 17/10/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin evropian tha se vendi ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

Po ashtu, ajo tha se miratimi i amnistisë fiskale në vend do ta rrezikonte  progresin në këtë fushë.

“Raporti vlerëson punën e parlamentit dhe ka vërejtur se Këshilli i Integrimit ka bërë përpjekje për të konsoliduar rolin në këtë çështje. Progres është vërejtur edhe në transparencën e parlamentit.

Lidhur me reformën në administratën publike ka pasur një progres më të ngadaltë. Sa i përket qeverisjes vendore mungojnë burimet për të ushtruar politikat e tyre. Ligji për administratat jo-fitimprurëse duhet të përmirësohet.

Raporti vlerëson zbatimin e Reformës në Drejtësi, por ndikohet negativisht nga çështjet e prapambetura dhe vonesave. Kërkohet një aksion më vendimtar për një sistem më modern të trajtimit të çështjeve. Lidhur me korrupsionin raporti vëren se është bërë progres më ndërtimin e raportit të dënimeve penale.

SPAK-u ka marrë vendime për persona zyrtarë të lartë, ndërsa bëhet thirrje për zbatimin e ligjit edhe më tej, por përpjekjet duhet të vazhdojnë.

Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, u shpreh ajo./Opinion.al

 

Pas