Aktualitet

Ambasada e SHBA për situatën e krijuar nga zjarret:Jemi krah Shqipërisë!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 03/08/21 |
Opi Nion

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri, ku pak më parë u shënua dhe viktima e parë në Gjirokastër.

Teksa publikon një video nga aksioni i Forcave të Armatosura nga ajri për shuarjen e flakëve, Ambasada amerikane shkruan se SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Pas