Kronikë

Viktima e parë nga zjarri,policia: Humbi jetën 64-vjeçari,gruaja në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 03/08/21 |
Opi Nion

Policia e Gjirokastrës ka dalë me një reagim zyrtar për viktimën e shënuar pak më parë nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të këtij qyteti.

Policia njofton se ka mbetur viktimë nga flakët shtetasi Andrea Haxhiaj., rreth 64 vjeç, ndërsa ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas